Disa Hadithe
Hadithet të cilat fillojnë me shkronjën Elif (në arabisht)
1. "Shkova te dera e xhenetit dhe kërkova që të hapej, ndërsa el Hazin (engjëlli rojë i tij) tha: Kush je ti? - Muhamedi, i thashë. - Për ty jam urdhëruar që ta hap derën dhe për askënd tjetër para teje."
[Sahih - i saktë] / (M.A, M); nga Enesi / Es Sahiha 774.
2. "Gjëja e fundit që kanë arritur njerëzit nga fjalët e pejgamberllëkut të parë, është fjala: "Kur nuk ke turp, vepro ç'të duash!"
[Sahih] / (Ibën Asakir në "et Tarih"); nga Ebi Mesud el Bedri / Es Sahiha 684.
3. "Të fundit që do të ringjallen do të jenë dy barinj nga Muzine, të cilët synonin Medinen dhe u krakëllisin deleve të tyre, por i gjejnë ato të kthyera në kafshë të egra. Kur mbërritën në Grykën e Thenijes, ata ranë në tokë mbi fytyrat e tyre."
[Sahih] / (H); nga Ebu Hurejra / Es Sahiha 683.
4. (1) "I fundit që do të hyjë në xhenet është një burrë i cili do të ecë mbi urën e Siratit; një herë me ecje në këmbë, një herë këmba-doras e një herë tjetër e godet gjuha e flakës së zjarrit. Kur ta kalojë urën, ai do të kthehet nga ajo dhe do të thotë: I Madhëruar qoftë Ai, i Cili më shpëtoi prej teje! Allahu më ka dhënë mua atë që nuk ia ka dhënë askujt prej të parëve dhe as prej të fundit. Pastaj para syve të tij ngrihet një pemë dhe ai thotë: O Zoti im! Më afro tek ajo pemë që të pushoj nën hijen e saj dhe të pij prej ujit të saj! - Allahu thotë: O biri i Ademit (o njeri)! Se mos më kërkon tjetër përveç saj, nëse Unë ta jap atë? - Jo, O Zoti im! - Dhe i jep fjalën se nuk do të kërkojë tjetër përveç saj, ndërsa Zoti i tij e justifikon atë, pasi që ai shihte diçka të cilës nuk mund t'i rezistonte dot. Kështu që e afron tek ajo dhe ai qëndron nën hijen e saj dhe pi prej ujit të saj.
Më pas, para syve të tij ngrihet një pemë tjetër, më e bukur se e para, dhe ai thotë: O Zoti im! Më afro tek ajo, që të pij nga uji i saj dhe të qëndroj nën hijen e saj, dhe nuk të kërkoj asgjë tjetër! - O biri i Ademit! A nuk më dhe fjalën se nuk do të më kërkoje tjetër përveç asaj? Nëse Unë të afroj tek ajo, ti ndoshta më kërkon diçka tjetër? - Ndërsa ai i jep fjalën se nuk ka për të kërkuar gjë tjetër përveç asaj. Ndërsa Zoti i tij e justifikonte atë, sepse ai shihte diçka të cilës nuk mund t'i rezistonte, kështu që e afron tek ajo dhe ai qëndron nën hijen e saj dhe pi nga uji i saj.
Më pas, para tij ngrihet një pemë tjetër tek dera e xhenetit, edhe më e bukur se dy të parat. Ky thotë: O Zoti im! Më afro tek ajo, që të pushoj nën hijen e saj dhe të pij nga uji i saj, dhe nuk të kërkoj asgjë tjetër!
- O biri Ademit! A nuk më dhe fjalën se nuk do të më kërkoje gjë tjetër?
-Po, o Zoti im! Më afro tek ajo, dhe nuk kam për të kërkuar më asgjë!
Zoti i tij e justifikonte atë, sepse ai shihte diçka të cilës nuk mund t'i rezistonte, kështu që e afron tek ajo. Kur ai afrohet tek ajo, dëgjon zërat e banorëve të xhenetit, dhe thotë: O Zoti im! Më fut në të!
-O biri Ademit! Cila është ajo që të kënaq dhe që e prêt kërkesën tënde drejtuar Mua? A do të kënaqeshe sikur të të jepja dynjanë dhe një herë tjetër si ajo?
-O Zoti im! A tallesh me mua, ndërsa Ti je Zoti i botëve?!
-Unë nuk tallem me ty, por Unë Jam i Gjithëfuqishëm për çdo gjë."
[Sahih] / (M.A, M); nga Ibën Mesudi / Muhtesar Muslim 88.
5. (2) "Ngrënësi i kamatës (fajdeve), dhënësi i saj, shkruesi i saj dhe dy dëshmitarët (e aktit ku përfshihet kamata), nëse e dinë këtë gjë (që është kamatë), si dhe heqësja e vetullave dhe ajo të cilës i hiqen vetullat për t'u zbukuruar, shfuqizuesi i lëmoshës dhe dezertuesi nga feja në beduin pas emigrimit (të parë nga Meka në Medine), të gjithë këta janë të mallkuar në gjuhën e Muhamedit në ditën e Gjykimit."
[Sahih] / (N); nga Ibën Mesudi / Tahrixh et Targib 3/93; Ibën Huzejme, K.
6. (3) "Unë ha ashtu siç ha edhe skllavi. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im! Sikur kjo botë të peshonte tek Allahu qoftë sa një krah mushkonje, Ai nuk do t'i jepte mosbesimtarit qoftë edhe një gotë ujë."
[Sahih] / (Henad, në "Ez zuhd"); nga Amër ibë Murrah, mursel / El Ehadith es Sahiha 544 dhe 686.
7. "Unë ha ashtu siç ha edhe skllavi dhe ulem ashtu siç ulet edhe skllavi."
[Sahih] / Ibë Sead (J, S.H) / Nga Aisha / Es Sahiha 544.
8. "Unë ha ashtu siç ha edhe skllavi dhe ulem ashtu siç ulet edhe skllavi, sepse unë jam skllav (rob i Allahut)."
[Sahih] / Ibën Sead (Sh.B); nga Jahja ibën Ebi Kethir, Mursel / Es Sahiha 441.
9. (4) "A varfërisë i frikësoheni?! Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im! Dunjaja do t'iu hidhet mbi kokë (do iu hapet dhe do të pasuroheni), saqë nëse zemra e ndokujt prej jush do të devijonte (nga e verteta), nuk do ta devijonte veçse ajo (dunjaja, pasuria). Betohem në Ejmin (Vejërinë) e Allahut! Unë iu kam lënë ju në (rrugë) të bardhë, ku nata dhe dita e saj janë njësoj."
[Hasen - i mirë] / (Xh); nga Ebu Darda / Es Sahiha 688.
10. (5) "Iu urdhëroj për katër gjëra dhe ndaloj nga katër të tjera. Iu urdhëroj të besoni në Allahun, Një. A e dini ç'është besimi në Një Allah? Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. (Iu urdhëroj gjithashtu) të falni namazin, të jepni zekatin, të agjëroni Ramazanin dhe jepni një të pestën e plaçkës së luftës.
Dhe iu ndaloj nga fermentimi (dhe pirja) në enë prej kungulli, apo në enë të bëra prej trungut të palmës (hurmës arabe), në qypa të jeshilë, apo në enë të lyera me katran.
Mësojini mirë këto dhe tregojani atyre që do të vinë pas jush."
[ ] / (B.M, 3); nga Ibën Abasi.
11. Iu urdhëroj për katër gjëra dhe iu ndaloj nga katër të tjera. Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni asgjë Atij, falni namazin, jepni zekatin, agjëroni Ramazanin dhe jepni një të pestën e plaçkës së luftës. Dhe iu ndaloj nga katër gjëra: nga fermentimi (dhe pirja) në enë prej kungulli, apo në qypa të jeshilë, në enë të lyera me katran, apo në enë të bëra prej trungut të palmës (hurmës arabe)."
[ ] / (M.A, M) / Nga Ebi Seidi.
12. "Iu urdhëroj për tre gjëra dhe iu ndaloj nga tre të tjera. Iu urdhëroj të adhuroni Allahun dhe të mos i shoqëroni asgjë Atij, të kapeni për Litarin e Allahut që të gjithë bashkë dhe të mos përçaheni, dhe të dëgjoni e të bindeni ndaj atij të cilit Allahu i ka dhënë në përgjegjësi çështjen tuaj (udhëheqësit të shtetit).
Dhe iu ndaloj nga thashethemet, pyetjet e shumta dhe shpërdorimi i pasurisë."
[Sahih] / (Hn); nga Ebi Hurejra / Es Sahiha 685.
13. "Lërini gratë ta kenë vetë në dorë çështjen e tyre (të martesës). Gruaja e martuar më parë e shpreh vetë atë që dëshiron, ndërsa leja e të virgjërës është heshtja (d.m.th. moskundërshtimi)."
[Sahih] / (T.K, S.B); nga el Urs ibën Amira / El Irva 1836.
14. (6) "Lëreni jetimen të jetë zonja e vetes së saj, e leja e saj është heshtja."
[Sahih] / (T.K); nga Ebi Musa / Es Sahiha 656.
15. "Shenja e besimit është dashuria për ensarët (mikpritësit Medinas të emigruesëve Mekas), ndërsa shenja e hipokrizisë është urrejtja për ensarët."
[Sahih] / (M.A, B.M, N); nga Enesi / Es Sahiha 668.
16. "Shenjat e hipokritit janë tre; kur tregon, gënjen, kur premton, e thyen atë dhe kur besohet për diçka, ai tradhton."
[ ] / (B.M, T, N); nga Ebu Hurejra.
17. "Afroju vendmbjelljes tënde (bashkëshortes) si të duash, ushqeje atë kur ha edhe vetë, vishe kur vishesh vetë (bliji rroba), mos e shëmto fytyrën (duke e goditur atë) dhe mos e godit atë!"
[Hasen] / (D); nga Behz ibën Hakim; nga babai i tij; nga gjyshi i tij / Es Sahiha 687.
18. "Përdoreni vajin (e ullirit) për gjellë dhe lyhuni me të, sepse ai del nga një pemë e bekuar."
[Hasen] / (Xh, H, Sh.B) / Nga Ibën Umeri / Es Sahiha 379.
19. "Merrni gjellë nga kjo pemë - d.m.th. vajin e ullirit- dhe atij që i ofrohet gjë e mirë, të marrë nga ai (vaji)."
[Hasen] / (T.E) / Nga Ibën Abasi / Es Sahiha 379.
20. "Përgjigjuni ftesës kur të thirreni."
[Sahih] / (M); nga Ibën Umeri / Sahihu Muslim 4/152.
21. "Jepuni lejë grave që të falen në xhami natën (namazet e natës; akshamin, jacinë dhe sabahun)."
[Sahih] / (Et Tajalisi); nga Ibën Umeri / Sahihu es Sunen - është për qëllim Sunenu Ebi Daud - 577.
22. "Lejoini gratë që të shkojnë për namazet e natës në xhami."
[Sahih] / (M.A, M, D, T); nga Ibën Umeri / Sahihu es Sunen 577: B.
23. "Allahu ka refuzuar të ketë pendim për atë që vret një besimtar."
[Sahih] / (T.K dhe Ed Dajau në "el Muhtara"); nga Enesi / Es Sahiha 689.
24. (5) "Allahu dhe besimtarët refuzojnë që ti të kundërshtohesh, O Ebu Bekër."
[Sahih] / (M.A); nga Aisha / Es Sahiha 690.
25. (7) "Unë të marr besën ty që të adhurosh Allahun dhe të mos i shoqërosh asgjë Atij, të falësh namazin e obligueshëm, të japësh zekatin, të japësh dhe ta pranosh këshillën nga çdo musliman dhe të pastrohesh nga shirku."
[Sahih] / (M.A, N); nga Xhabiri / Es Irva 1207.
26. (8) "Unë iu marr besën që të mos i shoqëroni shok Allahut, të mos vidhni, të mos bëni imoralitet, të mos i vrisni fëmijët tuaj, të mos shpifni duke trilluar me qëllim gënjeshtër dhe të mos më kundërshtoni në asnjë çështje (të Fesë). Kush e mban besën e tij, shpërblimi i tij është tek Allahu. Ndërsa ai që shkel ndonjë prej këtyre dhe merr dënimin e merituar në dynja, ai dënim është falje e gjynahut dhe pastrim për të. Ndërsa atë që Allahu e mbulon (dhe nuk zbulohet gjynahu i tij në këtë botë), çështja e tij është tek Allahu; nëse do, e dënon atë dhe nëse do, ia fal atij."
[ ] / (M.A, B.M, T, N); nga Ubade ibën es Samit.
27. "Fillo me ata për të cilët je përgjegjës (në shpenzim e kujdestari)."
[Sahih] / (T.K); nga Hakim ibën Hizam / Muhtesar El Buhari 713, B: Zekat.
28. "Fillo me veten tënde duke i dhënë lëmoshë asaj, dhe nëse tepron gjë, atëherë jepja familjes tënde, dhe nëse tepron pas dhënies familjes tënde, atëherë jepi të afërmëve të tu, e nëse përsëri tepron pas dhënies së tyre, atëherë vazhdo kështu sipas radhës (në afërsi gjaku, pastaj të tjerët)."
[Sahih] / (N); nga Xhabiri / El Irvau 733, Muhtesar Muslim 883.
29. "Prisni të freskojë koha për faljen e namazit të drekës."
[ ] / (Xh) Nga Ibën Umeri dhe (T.K) Nga Abdurrahman ibën Harithe).
30. "Prisni të freskojë koha për faljen e namazit të drekës, sepse pisku i vapës është prej shfryrja e xhehenemit."
[Sahih] / (B.Xh); nga Ebi Seidi, (M.A, H); nga Safvan ibën Mahrame, (N); nga Ebi Musa, (T); nga Ibën Mesudi, (K); nga Xhabiri dhe (Xh); nga el Mugira ibën Shubeh.
31. (9) "Përgëzohu, o Ammar! Ty do të të vrasë grupi tiran (i padrejtë)."
[Sahih] / (T); nga Ebi Hurejra / Es Sahiha 710.
32. (10) "Përgëzohu, sepse Allahu i Lartësuar thotë: "Ai është zjarri Im të cilin Unë e kam autorizuar kundër robit Tim besimtar në dynja, me qëllim që ai të jetë pjesa e tij prej zjarrit në Ditën e Gjykimit (që të mos digjet atje)."
[Sahih] / (M.A, Xh, H); nga Ebi Hurejra / Es Sahiha 557.
33. (11) "Përgëzohuni! Sepse prej Mirësisë së Allahut mbi ju është se askush prej njerëzve nuk falet në këtë orë, përveç jush."[Sahih] / (B); nga Ebi Musa / B: Kohët e faljes, M: Xhamitë.
34. (12) "Përgëzohuni! Sepse njëra anë e këtij Kurani është në Dorën e Allahut, ndërsa ana tjetër në dorën tuaj, ndaj kapuni për të, sepse kështu nuk keni për t'u shkatërruar e as për të humbur kurrë pas tij."
[Sahih] / (T.K); nga Xhubejr / Es Sahiha 713.
35. "Përgëzohuni dhe përgëzoni ata që do të vijnë pas jush, se kush dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, me sinqeritet të plotë, do të hyjë në xhenet."
[Sahih] / (M.A, T.K); nga Ebi Musa / Es Sahiha 712.
36. (13) "Përgëzohuni, sepse Zoti juaj hapi një derë prej dyerve të qiellit dhe i mburret engjëjve me ju, duke iu thënë: Vështroni robët e Mi! Ata e kryen një obligim (agjërimin e Ramazanit, ose haxhin - sh.p.) dhe tani pop resin një tjetër."
[Sahih] / (M.A, Xh); nga Ibën Amër / Es Sahiha 661.
37. (14) "Përgëzohu, o nëna e el Ala -it, sepse sëmurja e muslimanit ia fshin atij gjynahet, ashtu si i largon (pastron) zjarri përzierjet e hekurit."
[Sahih] / (T.K); nga Umu Ala / Es Sahiha 714.
38. (15) "Përgëzohu, o Aishe! Sepse Allahu të ka nxjerë të pastër."
[Sahih] / (B.M); nga Aisha / B: Tefsir, M: 8/117.
39. "Burri më i urryer tek Allahu është grindaveci i ashpër e i hidhur."
[Sahih] / (B.M, M.A, T, N); nga Aisha.
40. "Njerëzit më të urryer tek Allahu janë tre: ateisti që ndodhet në Harem (e Mekës, apo Medines), ai që kërkon në Islam shembullim (rrugën, zakonin) e injorancës dhe ai që kërkon gjakun e një njeriu me pa të drejtë, që ta derdhë gjakun e tij."
[Sahih] / (B); nga Ibën Abasi / Es Sahiha 778.